Dy seanca të Komisionit kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve

Komisioni kuvendor për Çështje të Zgjedhjeve dhe Emërimeve sot ka caktuar dy seanca. Edhe atë seancën e 13-të në të cilën në rend dite ka mbetur vetëm zgjedhja e gjykatësve kushtetues dhe seanca e 41-të me tri pika të rendit të ditës.

Para se të ndërpritej vazhdimi i fundit i seancës së 13-të të Komisionit u zhvillua debat për kandidatin për gjykatës kushtetues Lubomir Joveski, i cili në ndërkohë u pensionua dhe tashmë nuk është prokuror publik. Deputetët e VMRO-DPMNE-së kundërshtuan propozimin dhe mbajtën debate të gjata që ta zvarisin punën e Komisionit.

Në seancën tjetër të 41-të të Komisionit në rend dite janë Përcaktimi i propozim-vendimit për emërimin e anëtarëve të Këshillit Republikan për Siguri në Rrugë, Përcaktimi i propozim-vendimit për emërimin e drejtorit në Agjencinë për Cilësi në Arsimin e Lartë dhe Të tjera.

Për vizitë në Kuvend sot do të jenë anëtarët e Këshillit Fiskal, të cilët do të kenë takim me deputetët e Komisionit për Financim dhe Buxhet. 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button