Dy ditë para skadimit të afatit, ende nuk ka ngjitëse NMK për makinat

Etiketat “NMK” për automjetet ende nuk janë dorëzuar në stacionet e kontrollit teknik. Ndonëse MPB-ja tha se sot qytetarët do të mund t’i marrin, kjo gjë nuk u realizua. Ata që erdhën në qendrat teknike u kthyen në shtëpi të zhgënjyer. Disa prej tyre konsiderojnë se ky detyrim është vendosur kundër vullnetit të tyre, raporton TvTelma.
Telma kontaktoi disa stacione të kontrollit teknik në Shkup, Kumanovë dhe Veles dhe të gjithë konfirmuan se nuk kishin marrë etiketa ngjitëse nga MPB.
Drejtuesit e automjeteve duhet të kenë ngjitëset në regjistrimet e tyre, për të mbuluar shkurticën e shtetit MK me atë NMK deri të hënën, përndryshe nuk do të mund të largohen nga vendi. Stacionet teknike ku do të duhet t’i marrin të shtunën do të punojnë me orar të reduktuar, ndërsa të dielën nuk do të punojnë, por nuk dihet se kur do t’i kenë ngjitëset.



