Durmishi: Vendimi i Gjykatës kushtetuese për të shfuqizuar “balansuesin”, në shërbim të BDI-së!

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, gjatë një interviste për gazetën LAJM, ka folur për shfuqizimin e “balansuesit”, vendim ky që u soll sot nga Gjykata Kushtetuese.

Durimishi, tha se “balansuesi” është keqpërdorur dhe nuk ka shërbyer si mjet për rritjen adekuate të përfaqësimit të shqiptarëve.

“Shfuqizimi i Balancuesit më shumë do t’i shërbejë “Frontit Evropian” për të dëshmuar kinse po cënohen të drejtat e shqiptarëve për përfaqësim të drejtë dhe adekuat në administratën publike dhe shtetërore. Por, realiteti është krejtësisht tjetër! Sipas raportit të fundit të Avokatit të Popullit, përqindja e shqiptarëve në institucionet publike është afër 20 për qind, ndërsa sipas rezultateve të regjistrimit të fundit, për qindja e tyre është 30 për qind. Përveç kësaj, “balancuesi” jo vetëm që nuk ka arritur të sigurojë përfaqësim të drejtë dhe adekuat si rezultat I moszbatimit me përpikmëri, por për qindja e shqiptarëve në disa sector kritik, siç është gjyqësia, disa organe të sigurisë, apo edhe të financave, përfaqësimi është zero apo shumë i ultë. Në njësinë special të policisë “Tigrat” nuk ka asnjë shqiptar, në Akademinë e shkencave nga 61 të punësuarve të një është shqiptar, ndërsa në gjykata përfaqësimi është nën 10 për qind. Vetë Gjykata Kushtetuese, e cila duhet të kujdeset për përcaktimin kushtetues të përfaqësimit të drejtë dhe adekuat,nuk zbaton “balancuesin” dhe përfaqësimi i shqiptarëve është nën 10 për qind”, tha mes tjerash Durmishi.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button