Durmishi: Inspektime të përforcuara për mbrojtjen e punëtorëve në kushte të nxehtësisë ekstreme

Ministri i Ekonomisë dhe Punës, Besar Durmishi, ka zhvilluar sot një takim pune me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, për të koordinuar dhe forcuar inspektimet në terren në kuadër të temperaturave ekstreme që kanë përfshirë vendin.

“Shërbimet e inspektimit janë vendosur tashmë në të gjithë vendin, me një detyrë të qartë: mbrojtjen e shëndetit dhe të drejtave të punëtorëve”, theksoi ministri Durmishi, duke nënvizuar se punëtorët janë dhe mbeten prioriteti ynë.

Në këtë frymë, ministri rikujtoi se në seancën e 95-të të Qeverisë, të mbajtur më 22 korrik, janë miratuar masat nga Plani i Veprimit për Parandalimin e Pasojave të Valëve të Nxehtë (2025–2030).

Për periudhën 23–26 korrik 2025, u janë rekomanduar të gjithë punëdhënësve masat e mëposhtme:

Për periudhën 23–26 korrik 2025, u janë rekomanduar të gjithë punëdhënësve masat e mëposhtme:

-Përjashtimi nga puna i grave shtatzëna dhe personave mbi 60 vjeç

-Mundësimi i punës në distancë, ku të jetë e realizueshme

-Zbatimi i orarit fleksibël ose i ndarë, në përputhje me nevojat dhe mundësitë

Po ashtu, ministri theksoi domosdoshmërinë për zbatim të masave shtesë të përfshira në Planin e Veprimit:

-Ndalimi i punës në ambiente të hapura nga ora 11:00 deri në 17:00

-Sigurimi i dhomave pune me temperaturë deri në 25°C

-Aktivizimi i protokolleve të emergjencës në institucionet shëndetësore, sociale dhe arsimore

-Informimi i popullatës dhe veprimi i koordinuar institucional

“Punëdhënësit që nuk i përmbahen rekomandimeve dhe rrezikojnë shëndetin e punëtorëve do të përballen me inspektime dhe masa ligjore përkatëse,” paralajmëroi ministri Durmishi.

Në përmbyllje, ai theksoi vendosmërinë e institucionit që drejton për të garantuar kushte të sigurta pune:

“Si Ministri e Ekonomisë dhe Punës, nuk do të lejojmë që punëtori të ekspozohet ndaj rrezikut. Do të vazhdojmë me inspektime të përforcuara dhe mbështetje të fortë institucionale, me një qëllim të qartë: kushte të sigurta pune, respektim të të drejtave dhe mbrojtje të shëndetit të çdo personi.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button