Durmishi dhe Maksuti në terren: Prioritet, mbrotja e shëndetit dhe dinjitetit të çdo punëtori

Ministri i Ekonomisë, Besar Durmishi ka njoftuar se është takuar me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, për të koordinuar veprimet në terren dhe për të garantuar që asnjë punëtor të mos mbetet i pambrojtur
“Në këto ditë me temperatura ekstreme, prioriteti ynë është një: të mbrojmë shëndetin dhe dinjitetin e çdo punëtori.
Dy ditë më parë u takova me drejtorin e Inspektoratit Shtetëror të Punës, Gani Maksuti, për të koordinuar veprimet në terren dhe për të garantuar që asnjë punëtor të mos mbetet i pambrojtur. Gjatë fundjavës, inspektorët ishin në terren në disa qytete të vendit, ku në shumicën e rasteve, masat po respektohen, çka tregon përgjegjësi nga ana e punëdhënësve.
Në Shkup u mor masa e ndalimit të punës ndaj një subjekti që nuk kishte respektuar rekomandimet. Drejtori Maksuti realizoi inspektime në Shkup, Veles dhe Kumanovë, ndërsa ekipet inspektuese ishin aktive edhe në Tetovë dhe Gostivar. Kontrollet do të vazhdojnë ndërsa qëllimi ynë është i qartë: të mbrojmë shëndetin dhe sigurinë e çdo punëtori”, ka shkruar ministri Durmishi.