Duncan për Thaçin: Mënyrën se si silleshin me të gjatë negociatave, kishte një lloj ndikimi dhe autoriteti

John Stewart Duncan, ish-këshilltari i NATO-s, po jep dëshminë e tij në Hagë, i cili është thirrur nga mbrojtja e Thaçit.
I pyetur nga trupi gjykues nëse Hashim Thaçi ishte krye komandant i UÇK-së, ai tha se nuk ka parë asnjë provë.
“ Jo se nuk ka parë asnjë dëshmi, provë të kësaj gjëje”, tha Duncan.
Për mënyrën se si silleshin pjesëtarët e UÇK-së, ai tha se Thaçi kishte një lloj ndikimi dhe autoriteti.
Teksa shtoi se autoriteti nuk ishte si për dikë për të cilin ata kishin respekt ushtarak.
“Mënyrën se si silleshin ata me të gjatë negociatave, ishte e tillë që ata e trajtonin atë si krahun politik siç prisja unë, kishte një lloj ndikimi, një lloj autoriteti por jo si dikë për të cilin kishin respekt ushtarak, ishte shumë e dukshme kjo”, tha ai.