Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës në disa akse rrugore

Dukshmëri e zvogëluar për shkak të mjegullës, deri në 40 metra, ka në qafën malore Strazhë, deri në 30 metra në Pletvar, Presekë, Gjavato dhe Mavrovë, si dhe deri në 50 metra në Krushevë.
Siç informojnë nga LAMM, qarkullimi në rrugët shtetërore zhvillohet pa pengesa, në kolovozë të lagështa. Intensiteti i trafikut në akset rrugore jashtë zonave urbane është i moderuar. Në pikat kufitare nga ana maqedonase, nuk ka pritje më të gjata për hyrje dhe dalje nga shteti.
LAMM rekomandon përshtatjen e shpejtësisë së lëvizjes, respektimin e sinjalizimit rrugor dhe drejtim të kujdesshëm të automjeteve, veçanërisht në rrugët që kalojnë nëpër lugina, pellgje lumore dhe gryka, ku ekziston mundësia e rrëshqitjeve të dheut. Kjo vlen veçanërisht për segmentet Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.



