Dronë kamikazë nga Turqia/ Rama: Fuqizojmë industrinë ushtarake, kjo dhuratë nuk duhet të shqetësojë askënd

Kryeministri Edi Rama ka falenderuar presidentin turk, Rexhep Tajip Erdogan, për dhënien e dronëve kamikazë, për të fuqizuar industrinë ushtarake të vendit.

Në deklaratën e përbashkët për shtyp, Rama u shpreh se kjo dhuratë e Turqisë, nuk duhet të shqetësojë askënd.

“Nga ana tjetër, ne jemi shumë të interesuar dhe të përmbushur sot pas konfirimit të një etape të re, në fuqizimin e industrisë ushtarake të Republikës së Shqipërisë dhe në fuqizimin e kësaj marrëdhënie, ku dihet botërisht që Turqia ka arritur një nivel shumë të lartë kapacitetesh për prodhimin e industrisë ushtarake dhe ku ne kemi identifikuar investime në këtë fushë. Unë e çmoj dhuratën e presidentit sot në këtë kohë të trazuar ku bota ka marrë një drejtim të çuditshëm, për t’i dhënë ushtrisë së Shqipërisë një numër të rëndësishëm dronë kamikazë. Kjo dhuratë, nuk duhet të shqetësojë askënd se kë duhet të godasë Shqipëria, por mbart një mesazh të Turqisë, që Shqipëria është e pagoditshme”, ka deklaruar Rama.

Në kuadër të vizitës u nënshkruan edhe katër marrëveshje në fushat e bashkëpunimit, komunikimit, arsimit dhe bujqësisë.

Para konferencës për media në prani të presidentit turk Recep Tayyip Erdoğan dhe kryeministrit shqiptar Edi Rama, janë nënshkruar marrëveshjet midis dy vendeve.

 

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button