Drogë me vlerë 10 milionë dollarë në sallatë, kapen mbi 500 kg metamfetaminë në SHBA

Dogana dhe Mbrojtja Kufitare e SHBA-së ka njoftuar se ka sekuestruar të premten metamfetaminë me vlerë afërsisht 10.3 milionë dollarë të fshehur në një ngarkesë që vinte nga Meksika. Droga mësohet se ishte fshehur brenda ngarkesës më sallatë.

Metamfetamina ishte e ndarë 500 pako dhe peshonin rreth 545 kg. Automjeti u ndalua ndërsa përpiqej të hynte në Teksas nga Meksika në Urën Ndërkombëtare Pharr.

Sekuestrimi i së premtes ndodhi në mes të një fushate sulmesh ushtarake nga administrata Trump ndaj anijeve të dyshuara për trafik droge në Karaibe dhe Paqësor, në atë që e ka pretenduar si një përpjekje për të ndërprerë rrjedhën e drogës së paligjshme në SHBA.

Në gusht të vitit 2024, rreth dy ton metamfetaminë kristalore u sekuestruan në portin Otay të San Diegos, Kaliforni. Të fshehura midis një dërgese me shalqinj të vërtetë, u gjetën rreth 1,220 shalqinj të rremë që përmbanin 4,587 paund metamfetaminë me vlerë 5 milionë dollarë.

Një tjetër ngarkesë selino u gjet nga agjentët kufitarë në Otay Mesa që përmbante 629 paund metamfetaminë.  Sipas autoriteteve amerikane, lloje të tjera frutash dhe perimesh janë përdorur për të maskuar dërgesat ndërkufitare të drogave të paligjshme. Trafikantët kanë fshehur gjithashtu drogë brenda ngarkesave me fasule jeshile, sheqer, miell dhe karamele.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button