Driton Nebiu rreshtohet në radhët e Alternativës
Alternativës edhe zyrtarisht i shtohet edhe një kuadër i ri. Bëhet fjalë për Driton Nebiun, njoftoi kryetari i Alternativës, Zeqirija Ibrahimi.
“Driton Nebiu ka qenë bashkë me ne në vazhdimësi dhe ai ka qenë ndër miqtë e mbështetësit tanë në të gjitha betejat politike, por deri tash këtë e ka bërë nga prapavija. Prej sot ai ka vendosur që edhe formalisht t’i bashkohet Alternativës.
Shtëpia jonë ka vend për të gjithë njerëzit vullnetmirë dhe për të gjithë ata që e ndjejnë përgjegjësinë shoqërore publike për të kontribuar për të mirën e përgjithshme“, ka shkruar Ibrahimi në Facebook.