Drini, nipi i Ali Ahmetit thotë se tërhiqet nga “Soravia”

Nipi i Ali Ahmetit, Drin Ahmeti, sot ka njoftuar se kompania e tij “Top Industris” është blerë nga kompania amerikane “Texas Amerikan International Holdings”.
Drin është drejtor i qendrës tregtare “Soravia” në Shkup, ku “Top Industris” u bë një nga pronarët në korrik të vitit të kaluar.
Në fillim të vitit, Prokuroria për Ndjekje të Krimit të Organizuar dhe Korrupsion, konfirmoi se është duke u hetuar shit-blerja e qendrës tregtare “Soravija” dhe se janë duke u kontrolluar pretendimet për veprime antiligjore të Drinit nëpërmjet institucioneve dhe fondeve tjera shtetërore.
Për kompaninë “Texas Amerikan International Holdings” nuk mund të gjenden shumë të dhëna, ndërsa sipas raportit financiare të vitit 2023 ka patur një të punësuar dhe të ardhura prej 62 mijë euro.
Në komunikatën qëndron se Drin Ahmeti do të tërhiqet deri në fund të vitit, por nuk ka detaje financiare nga blerja e bërë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button