Drejtoria e Doganave me të hyra rekord, Mickoski: Po e stabilizojmë vendin

Kryeministri Hristijan Mickoski ka njoftuar opinionin se ashtu siç kanq premtuar, zhvillimi ekonomik i vendit po jep frytet e para. Ai në një shkrim në Facebook ka thënë se po e stabilizojnë shtetin dhe po fillojnë ta zhvillojmë ashtu siç e meritojnë qytetarët. Mickoski lavdëron drejtorët e tij për punën e bërë këtë periudhë dhe rezultatet e arritura, të cilat i quan rekord.

Kur të mbyllen të gjitha zbraztirat ku është vjedhur nga populli me vite, thotë Mickoski, institucionet do të funksionojnë dhe kur krimi të jetë i papagueshëm shton ai, atëherë të ardhurat në buxhet do të rriten.

“Drejtori Boban Nikolovski- më informoi se për muajin korrik, Drejtoria e Doganave ka shënuar rekord dhe rezultatin më të mirë të ekzistencës së saj me të hyra të mbledhura gati 12 miliardë denarë. Për të njejtin muaj, Drejtoria e të Ardhurave Publike me të cilën udhëheq Elena Petrova ka paguar 13.4 miljardë denarë, që poashtu është rekord i llojit të vet. Këto para janë më shumë investime për çerdhe, shkolla dhe shëndetësi””, ka shkruar MIckoski në Facebook.

Sipas tij, lehtë mund të arrihet në përfundim se këto para kanë përfunduar në xhepa private vitet e kaluara, por edhe për këtë çështje shton se për shkurt kohë do të ketë përgjigje.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button