Drejtori Iseni viziton Poliklinikën e Shuto Orizares: Përmirësimi i shërbimeve shëndetësore prioritet

Sot, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, së bashku me ministrin e Shëndetësisë, Azir Aliu, dhe ministrin pa resor të ngarkuar për integrimin dhe zbatimin e Strategjisë për Përfshirjen e Romëve 2022-2030, Shaban Saliu, vizituan Poliklinikën e Shutkës për të parë nga afër organizimin e shërbimeve shëndetësore dhe kushtet e punës.
“Vizita jonë sot ka për qëllim të konstatojmë nga afër gjendjen e shërbimeve dhe të identifikojmë nevojat për përmirësim. Në periudhën e ardhshme, Poliklinika e Shutkës do të ketë prioritet në funksionimin më të mirë të kujdesit parësor, si dhe në mbështetje me pajisje dhe burime njerëzore,” tha Samir Iseni.
Ai theksoi se bashkëpunimi me institucionet qeveritare dhe ministritë përkatëse është i rëndësishëm për të garantuar shërbime më të mira shëndetësore për qytetarët dhe për të përmirësuar kushtet e punës për stafin mjekësor.
Ministri i Shëndetësisë, Azir Aliu, shtoi se vizita e sotme është një hap konkret drejt përmirësimit të shëndetit parësor në komunitetet më të prekur dhe se do të punohet intensivisht për furnizimin e poliklinikës me të gjitha resurset e nevojshme.