Drejtori Iseni: Ambulanca e Haraçinës tashmë e renovuar dhe gati për shërbime

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit në Shkup, Samir Iseni, ka njoftuar se së bashku me udhëheqësen e poliklinikës “Hasanbeg” dhe motrën kryesore kanë shkuar për vizitë në ambulancën në Haraçinë, e cila tashmë është e renovuar dhe e gatshme për të dhënë shërbime.
“Sot, së bashku me udhëheqësen e poliklinikës “Hasanbeg” dhe motrën kryesore, një qëllim i mirë na dërgoi në ambulancën Haraqinë, në hapësirat e reja të renovuar, ku u pritën fëmijët shkollor e parashkollor, në një atmosferë të hareshme me kushte më të mira për popullatën e Haraqinës dhe rrethinës!
Me këto përshtypje nga ambienti, duam të Ju njoftojmë se ambulanca e Haraqinës është e hapur që t’ju ofron shërbime!”, ka shkruar drejtori Iseni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button