Drejtori i SHSH-Shkup, Samir Iseni: 70 persona iu bashkangjitën thirrjes sonë për dhurim të gjakut

Drejtori i Shtëpisë së Shëndetit Publik – Shkup Samir Iseni, ka njoftuar se kanë përfunduar me sukses aktivitetin e dhurimit të gjakut në Poliklinikën e Bit Pazarit.
“Kjo u bë falë mbështetjes së punëtorëve të Shtëpisë së Shëndetit Shkup dhe qytetarëve që iu bashkuan këtij misioni të dhurimit të gjakut për të ndihmuar ata që kanë më së shumti nevojë. Me plot 70 pjesëmarrës, të gjithë së bashku dhamë një shembull të fuqishëm për mbështetjen ndaj komunitetit tonë. Faleminderit të gjithëve që i dhanë jetë kësaj nisme, veçanërisht Dr. Amir Elezi, Drejtorin e Institutit të Transfuziologjisë, për përkrahjen e tij.
Dhurimi i gjakut është dhurimi më i çmuar, sepse përmes tij japim jetë!”, ka shkruar Iseni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button