Drejtori i Shëndetit Publik, Muamet Demiri: Kemi punësuar 8 persona

Drejtori i Shëndetit Publik, Muamet Demiri, ka bërë të ditur sot se në kuadër të reformimit dhe përfshirjes më të madhe në institucionet publike të shëndetit janë punësuar 8 shqiptarë si dhe janë avansuar 8 të tillë.

“Me përgjegjësi dhe përkushtim ndaj detyrës, po vazhdojmë me hapa konkretë drejt një institucioni më gjithëpërfshirës dhe funksional,” tha Demiri në një njoftim zyrtar.

Ai bëri të ditur se në Qendrën për Shëndet Publik është bërë: Avancimi i 8 të punësuarve shqiptarë nga niveli i arsimit të mesëm në atë të lartë, si dhe punësimi i 8 kuadrove të reja shqiptare, duke rritur kështu përfaqësimin dhe diversitetin profesional në institucion.

“Ky është një hap i rëndësishëm drejt përfaqësimit të drejtë dhe barazisë në institucionet publike,” u shpreh Demiri, duke falënderuar gjithashtu subjektin politik Vlen për mbështetjen dhe besimin. “Kur ka vullnet politik dhe bashkëpunim, rezultatet nuk mungojnë,” shtoi ai.

Demiri përfundoi me një mesazh optimist: “Vazhdojmë.”

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button