Drejtori i Postës, Orhan Kurtishi pret në takim përfaqësuses të lartë të kompanisë Temu

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, ka zhvilluar sot një takim të rëndësishëm me përfaqësues të lartë të kompanisë ndërkombëtare Temu, mes tyre edhe Drejtorin e Përgjithshëm për Azinë Qendrore dhe Jugore, Rajonin e Ballkanit dhe Zvicrën.

“Sot pata kënaqësinë të pres në takim përfaqësues të lartë të kompanisë Temu, mes tyre edhe Drejtorin e Përgjithshëm për Azinë Qendrore dhe Jugore, Rajonin e Ballkanit dhe Zvicrën,” deklaroi Kurtishi.

Sipas tij, përfaqësuesit e Temu shprehën interes të madh për zgjerimin e bashkëpunimit dhe për shfrytëzimin e potencialit që ofron tregtia elektronike në vendet e Ballkanit.

“Gjatë këtij takimi, ata shprehën interesimin për zgjerimin e bashkëpunimit dhe shfrytëzimin e potencialit të tregtisë elektronike në vendet e Ballkanit,” theksoi ai.

Kurtishi u shpreh i gatshëm për bashkëpunim të ndërsjellë, duke e cilësuar atë si një hap drejt modernizimit të shërbimeve postare.
“Nga ana ime shpreha gatishmërinë për bashkëpunim të ndërsjellë, me synim ofrimin e shërbimeve më të shpejta dhe më cilësore për qytetarët tanë,” shtoi ai.

Ky zhvillim pritet të hapë rrugën për projekte të reja inovative në fushën e logjistikës dhe tregtisë elektronike në rajon.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button