Drejtori i Postës, Kurtishi ndan gëzimin e Fitër Bajramit me stafin

Drejtori i Postës së Maqedonisë së Veriut, Orhan Kurtishi, së bashku me punëtorët ka ndarë momentet e gëzimit me rastin e Fitës Bajramit.
“Gëzimin që ndiej sot për Fitër Bajramin e ndava me punonjësit e mi, ndaj të cilëve kam një respekt të veçantë. Si një festë e besimit të thellë, mëshirës dhe harmonisë, më gëzon që kjo ditë dëshmoi se kur jemi së bashku, përballemi më lehtë me sfidat e përditshme në punë”, ka shkruar Kurtishi.



