Drejtori i Librave Amë, Faton Fazliu takim me përfaqësues të OSBE-së, në fokus regjistrimi i të pa evidentuarve në Librin Amë

Drejtori i Librave Amë, z. Faton Fazliu, zhvilloi sot një takim të rëndësishëm me përfaqësuesin e OSBE-së, z. Umerr Al-Khatib, për të diskutuar mbi çështjen e regjistrimit të personave të pa evidentuar në Librin Amë. Gjatë këtij takimi produktiv, palët shkëmbyen ide dhe shqyrtuan mënyrat për përmirësimin e këtij procesi të rëndësishëm.
“Sot pata nderin të takohem me Umerr Al-Khatib nga misioni i OSBE-së për të diskutuar një çështje të rëndësishme: regjistrimin e të pa evidentuarve në Librin Amë. Takimi ishte shumë produktiv dhe ofroi një platformë të shkëlqyer për të ndarë ide dhe për të diskutuar mënyrat se si mund të përmirësojmë procesin e regjistrimit.
Theksova rëndësinë e sigurisë së identitetit për çdo individ, pasi regjistrimi është një hap thelbësor për integrimin e plotë në shoqëri. Kjo iniciativë do të kontribuojë në ndërtimin e një shoqërie më të drejtë, ku çdo person ka mundësi të barabarta për të marrë pjesë në jetën shoqërore dhe ekonomike.
E ardhmja jonë varet nga angazhimi i përbashkët. Çdo hap drejt regjistrimit është një hap drejt barazisë dhe përfshirjes”, ka shkruar Fazliu.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button