Drejtori i IPSH – Shkup, Samir Iseni: Do të angazhohem për kushte më të mira në shërbimet shëndetësore

Pas vizitave në disa poliklinika të kryeqytetit, drejtori i IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup, Samir Iseni, konstatoi se megjithatë gjendja nuk është e mirë pasi nevojiten edhe më shumë ekipe, digjitalizim dhe pajisje mjekësore më të avancuara.

“Si Drejtor i IPSH Shtëpia e Shëndetit – Shkup, kam kënaqësinë të njoftoj fillimin e një serie vizitash në poliklinikat që janë pjesë e këtij institucioni. Në vendin tonë kemi mjekët më të mirë, profesionistë të përkushtuar që çdo ditë japin maksimumin për shëndetin e qytetarëve. Por, për të kryer detyrën e tyre në mënyrën më të mirë, atyre u duhen kushtet e duhura.Gjatë vizitës së sotme tek Ndihma e Shpejtë në Shkup, u bë e qartë se kemi nevojë për më shumë ekipe, përparime në digitalizim dhe pajisje mjekësore më të avancuara”, është shprehur Iseni.

Ai ka premtuar se do të angazhohet që të sigurojë kushtet më të mira për funksionim të papenguar të shërbimeve mjekësore.

“Si drejtues i këtij institucioni të rëndësishëm, do të angazhohem me përkushtim që të krijojmë kushtet e nevojshme për një shërbim shëndetësor më të shpejtë, efikas dhe të avancuar për të gjithë qytetarët. Shëndeti është prioriteti ynë! 🙌”, ka shkruar Iseni.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button