Drejtori i Fondit për Sigurimin e Depozitave, Behar Emini, organizon aktivitete edukative për studentët e fakulteteve ekonomike

Studentët e fakulteteve ekonomike nga e gjithë vendi u njohën me rolin dhe rëndësinë e Fondit për Sigurimin e Depozitave në një aktivitet edukativ të organizuar dje nga ky institucion.

Motoja e këtij viti, “Mbështetje e sigurt për një të ardhme të qëndrueshme”, u konkretizua përmes platformës edukative “Çadra e Sigurisë Financiare”, ku të punësuarit e Fondit prezantuan detaje mbi mekanizmat për mbrojtjen e depozitave dhe rëndësinë e sigurisë financiare.

Aktiviteti përfshiu prezantime edukative dhe sesione interaktive, duke u fokusuar në funksionet kryesore të Fondit dhe mbrojtjen e interesave financiare të qytetarëve. Studentët morën pjesë edhe në një kuiz shpërblyes, ku fituesit e tre vendeve të para u shpërblyen me çmime prej 5000, 3000 dhe 2000 denarësh, për përgjigjet më të sakta dhe më të shpejta.

“Qëllimi ynë është të rrisim edukimin financiar te të rinjtë dhe të nxisim një kulturë të menduar për sigurinë e kursimeve të tyre,” deklaroi drejtori i Fondit, Behar Emini.

Ngjarja përfundoi me një shoqërim joformal, ku studentët patën mundësinë të diskutojnë më gjerësisht dhe të parashtrojnë pyetje rreth interesave të tyre financiare.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button