Drejtori blen ratrak 7 mijë eurosh për 30 mijë euro, kapet nga policia

Policia në koordinim me Prokurorinë e Manastirit, kanë ndërmarrë veprime para hetimore dhe pas sigurimit të dokumentacionit dhe provave, kanë ngritur kallëzim penal kundër M.G. nga Manastiri, drejtor i NP “Strezhevo” nën dyshime për keqpërdorim të pozitës zyrtare.
Përkatësisht, M.G. edhe pse ishte i vetëdijshëm se Ndërmarrja që e drejtonte kishte blerë në vitin 2018 një shtrues bore – ratrak, përsëri ka hapur tender me karakteristika të përcaktuara teknike të ratrakut sikur ato që kiste një firmë nga Manastiri me të cilin ishin marrë vesh tia japë tenderin. Ratraku sipas specifikave duhej të mos jetë më i vjetër se viti 1995, ndërsa LJ.M.P, drejtuesja e firmës nga Manastiri që ka konkurruar për tenderin, ka paraqitur dokumenacione të rrejshme se posedon ratrak me atë datë prodhimi, edhe pse ishte më i vjetër se viti 1993.
“Ishte lidhur kontrata me personin juridik të përmendur. në vlerë prej 1.875.967 denarë pa TVSH (Mbi 30 mijë euro), ndonëse ratraku është blerë nga jashtë për 414.492 denarë (afro 7 mijë euro), përkatësisht është blerë nga JP “Strezhevë” Manastir për 4,5 herë më të lartë se çmimi i blerjes dhe për shumën 1.875.967 denarë M.G. ka dëmtuar ndërmarrjen publike, dhe LJ.M.P ka përfituar një përfitim pasuror të kundërligjshëm”, thonë nga Policia.


