Dramë familjare në Prilep, daja vret nipin dhe djalin e tij, më pas vetëvritet

Një ngjarje e rëndë familjare ka tronditur qytetin e Prilepit të shtunën pasdite, ku një burrë ka vrarë me armë zjarri nipin dhe djalin e tij 11-vjeçar, përpara se të vetëvritej.

Tragjedia ndodhi rreth orës 15:00, në një lagje pranë Qendrës për Punë dhe Politikë Sociale në Prilep.
Sipas informacioneve, autori i dyshuar i kishte ftuar në shtëpi viktimat, dhe pas rreth një ore, i ka qëlluar për vdekje.
Disa media raportojnë gjithashtu se në vendin e ngjarjes kanë ndërhyrë edhe njësitë speciale të policisë dhe se autori ka përdorur edhe një mjet shpërthyes.

Detaje zyrtare priten gjatë ditës nga Ministria e Punëve të Brendshme dhe Prokuroria Themelore Publike.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button