Dramë deri në sekondën e fundit: SHBA-të fitojnë medaljen e artë në basketboll për femra ndaj Francës

SHBA-të e kanë fituar medaljen e artë në basketboll për femra fal një drame të pabesueshme kundër Francës me rezultat 67-66.

Të dielën pasdite në palestrën “Bercy”, ishte një atmosferë të zjarrtë, pasi ishte edhe ngjarja e fundit në Paris 2024.

Por amerikanet ishin më të koncentruara në fund dhe shënuan fitore.

Ndeshja u vendos në aksionin e fundit, ku francezet ishin tri pas dhe arritën të shënonin, por Gabby Williams shkeli vijën.

Basketbollistet e SHBA-së kanë fituar të artën olimpike për herë të dhjetë. Ato kanë dështuar vetëm në vitin 1992 në Barcelonë, kur fituan medaljen e bronztë.

Medaljen e bronztë e fitoi Australia që fitoi 85:81 ndaj Belgjikës, më herët të dielën.

Me ndeshjen Francë – SHBA kanë përfunduar garat në Lojërat e Parisit, që po vlerësohen shumë të mira me rivalitet, rekorde dhe spektakël.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button