Dosjet Epstein/ Prokuroria e RMV-së hap çështje për dyshimet mbi eksportin e indeve të trurit nga vendi

Prokuroria Publike e Republikës së Maqedonisë së Veriut, mbi bazën e disa informacioneve të publikuara në media, ka hapur një çështje sipas detyrës zyrtare lidhur me pretendimet që dalin nga dokumentet e publikuara në rastin e Jeffrey Epstein, të cilat sugjerojnë se mostra të trurit të personave të ndjerë nga vendi, dyshohet se janë transportuar për qëllime kërkimore-shkencore në Shtetet e Bashkuara, njoftuan nga Prokuroria.

“Duke pasur parasysh natyrën e pretendimeve, të cilat përfshijnë përpunimin, ngrirjen dhe transportin ndërkombëtar të indeve njerëzore, si dhe çështje të mundshme të përputhshmërisë me standardet ligjore dhe etike për eksperimentimin me inde dhe mostra njerëzore, Prokuroria Publike ka hapur një çështje me qëllim që të shqyrtojë të gjitha indiciet për ekzistencën e mundshme të elementeve të një vepre penale që ndiqet sipas detyrës zyrtare”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

Çështja i është dorëzuar për veprim të mëtejshëm Prokurorisë Publike Themelore për Ndjekjen e Krimit të Organizuar dhe Korrupsionit, e cila duhet të ndërmarrë veprime për mbledhjen e informacioneve zyrtare nga organet kompetente, institucionet dhe institucionet shëndetësore, me qëllim përcaktimin e një veprimi eventualisht të paligjshëm me inde njerëzore dhe biomateriale, si dhe për të konstatuar shkelje ose abuzime të mundshme gjatë marrjes së lejeve dhe pëlqimeve përkatëse.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button