Dorëzohet Thaçi: PDSH nuk do të merr pjesë në zgjedhjet lokale!

Kryetari i Partisë Demokratike Shqiptare, Menduh Thaçi, ka bërë të ditur pas përfundimit të mbledhjes së kuvendit të partisë se PDSH vendosi të mos marrë pjesë në zgjedhjet lokale të ardhshme.
Sipas Thaçit, kjo përfshin jo vetëm mungesën e kandidatëve për kryetarë komune, por edhe mosgarimin me lista për këshilltarë.

Ky vendim shënon një hap të qartë të partisë në distancimin nga procesi zgjedhor lokal, duke theksuar strategjinë politike të PDSH-së për të mos u angazhuar në garën e ardhshme.

Thaçi nuk ka dhënë detaje të tjera për arsyet e këtij vendimi, duke lënë hapësirë për interpretime mbi motivet politike pas këtij bojkoti.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button