Dorëhiqet nga detyra shefi i inteligjencës së ushtrisë izraelite

Shefi i inteligjencës në ushtrinë izraelite ka dhënë këtë të hënë dorëheqjen për dështimin e parandalimit të sulmit të 7 tetorit.
Ai deklaroi në tetor se mbante mbi supe fajin për parandalimin e sulmit, i cili depërtoi mbrojtjen e “hekurt” të Izraelit.

Ushtria izraelite tha në një deklaratë se shefi i shtabit ushtarak pranoi dorëheqjen e zotit Haliva dhe e falënderoi atë për shërbimin e dhënë.

“Në një vendim me Shefin e Shtabit dhe me miratimin e Ministrit të Mbrojtjes, gjeneralmajor Aharon Haliva do të përfundojë rolin e tij dhe do të tërhiqet nga IDF pasi të emërohet një pasardhës nëpërmjet një urdhri dhe procesi profesional.

Gjeneralmajor Aharon Haliva theksoi në kërkesën e tij vlerësimin e lartë për performancën e personelit të Drejtorisë së Inteligjencës

Shefi i Shtabit falënderoi gjeneralmajor Aharon Haliva për shërbimin e tij mbi 38 vjet në IDF, gjatë të cilit ai dha një kontribut të rëndësishëm si luftëtar dhe komandant për sigurinë e shtetit”, thuhet në deklaratën e IDF.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button