Donçiq “lë me pasoja” Dallas, Cleveland mund lehtë texanët

Në jehonën e shkëmbimit të famshëm mes Lakers dhe Dallas Mawericks, për të cilën vijon e ende të flitet në Amerikë, Cleveland përfiton teksa arriti një fitore të lehtë ndaj Dallas me rezultatin 144-101, ndeshje ku për teksanët u ndje mungesa e Doncic, që tashmë është gati për t’u transferuar në Kaliforni, ku do të zyrtarizohet si lojtari më i ri i Lakers. Tetë basketbollistë të Cavaliers realizuan mbi 10 pikë, ku më i miri ishte Sam Merrill me 27 pikë.

Fiton edhe skuadra e Boston, që mundi 118-110 Philadelphia. Kampionët e Celtics bënë një ndeshje të mirë, ku u dallua Jayson Tatum me 35 pikë e 11 asist.
Skuadra e Detroit, falë 43 pikëve të dyshes Duren-Cunningham, mundi 127-119 rivalët e Chicago.

Zhgënjen Milëaukee, që në fushën e tij u mund 132-119 nga Memphis. Jaren Jackson me 37 pikë ishte shënuesi më i mirë për miqtë, ndërsa 30 pikët e Antotekounmpo mbetën për statistikë. Fiton edhe Toronto, 115-108 ndaj Clippers, ndeshje ku u dallua RJ Barrett me 20 pikë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button