Dogana me njoftim të rëndësishëm për ata që duan të udhëtojnë drejt Greqisë
Dogana e Maqedonisë së Veriut ka paralajmëruar qytetarët që duan të udhëtojnë në Greqi nga datat 2 deri më 4 prill që të shmangin udhëtimin për shkak se ka grevë të plotë nga pala greke.
“Ju njoftojmë se duke nisur nga mesnata, ora 00:00 e datës 04.02.2024 të martën deri në orën 23:59 të së mërkurës, shërbimet doganore në Greqi do të mbajnë një grevë dyditore, siç mësohet nga Ambasada e Republikës së Greqisë në Shkup. Në vendkalimet kufitare Bogorodicë – Evzoni, Dojran – Dojran dhe Mexhitlia – Niki, qarkullimi i mallrave do të ndërpritet plotësisht gjatë periudhës së caktuar”
Do të lejohet vetëm kalimi i mallrave që prishen, por edhe pasagjerëve kohë pas kohe, por nuk dihet se me çfarë skeme, prandaj këshillohet të mos udhëtohet fare nëpërmjet këtyre pikave kufitare gjatë kësaj periudhe.