Dodik: Ne duam që RS-ja ta ketë të drejtën e konfederatës me Serbinë

Milorad Dodik tha sot në Banja Luka se dëshiron që Republika Sërpska të ketë të drejtën e një konfederate me Serbinë.
Kryetari i entitetit të Bosnjës e Hercegovinës Republika Sërpska foli sot në një konferencë për shtyp pas një takimi me përfaqësuesit e popullit serb që punojnë në institucionet e Bosnjë e Hercegovinës.
Ai vuri në dukje se entiteti i Federatës së Bosnjës e Hercegovinës ka të drejtën e një marrëdhënieje konfederale me Kroacinë, ndërsa Republika Sërpska në lidhje të veçanta me Serbinë.
“E drejta jonë është më pak se ajo e FBeH dhe ne duam të kemi të drejtën e një konfederate me Serbinë”, tha Dodik.