Do të formohet grup punues për reforma në Këshillin Gjyqësor

Gjatë javës së ardhshme do të formohet grup pune i cili do të punojë  në reformën e Këshillit Gjyqësor. Në grupin e punës, informuan sot nga Ministria e Drejtësisë (MD),  do të përfshihen përfaqësues të Shoqatës së Gjyqtarëve, përfaqësues nga sektori joqeveritar, si dhe përfaqësues të komunitetit akademik dhe ekspertë nga fusha përkatëse.

“Në drejtim të sigurimit gjithëpërfshirës në të gjithë procesin,  ftesë për pjesëmarrje në grupin e punës do t`u dërgohet  edhe përfaqësuesve të partive më të mëdha politike në vend”, informuan nga Ministria e Drejtësisë.

 

“Pretendimet nga këto raporte grupi i punës do t`ua adresojë  dispozitave konkrete ligjore për tejkalimin e dobësive të konstatuara në lidhje me zgjidhjet ligjore dhe zbatimin e tyre në praktikë. Ministria e Drejtësisë dëshiron të theksojë rëndësinë e reformës së Këshillit Gjyqësor, si  organ që do të kontribuojë në rikthimin e besimit të qytetarëve dhe të gjithë publikut në sistemin gjyqësor”, theksojnë në kumtesën e MD-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button