Dje janë konstatuar 1.065 shkelje të trafikut, 716 për tejkalim të shpejtësisë

Gjatë ditës së djeshme (23 tetor 2025), si rezultat i kontrolleve të rregullta të komunikacionit të realizuara nga oficerët e policisë nga të gjitha sektorët e punëve të brendshme në rrugët e vendit, nga gjithsej 1.065 gjoba të shqiptuara, 716 shkelje kanë të bëjnë me drejtues automjetesh që nuk kanë respektuar shpejtësinë e lejuar të lëvizjes.

Sipas të dhënave statistikore nga aktivitetet policore, janë regjistruar gjithashtu 50 shkelje për parkim të parregullt, 82 masa ndaj drejtuesve që kanë drejtuar automjetin pa patentë shoferi, 14 masa ndaj drejtuesve fillestarë dhe 16 sanksione për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.

Nga ana tjetër, në përputhje me dispozitat e Ligjit për sigurinë në komunikacionin rrugor, janë sanksionuar tetë drejtues motoçikletash për mosmbajtje të helmetës mbrojtëse, si dhe dy këmbësorë. Po ashtu, janë ndëshkuar 44 pjesëmarrës në trafik që nuk kanë përdorur rripin e sigurisë.

Sipas Ligjit për automjetet, 23 mjete janë larguar nga trafiku për shkak se kanë qenë të paregjistruara, ndërsa një automjet për shkak të parregullsive teknike. Është sanksionuar gjithashtu një drejtues për mosrespektim të kushteve të përcaktuara lidhur me errësimin e xhamave të automjetit (foliet).

Kontrollet në komunikacion do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. Apelojmë te të gjithë pjesëmarrësit në trafik që të respektojnë rregullat dhe dispozitat e komunikacionit dhe të kontribuojmë së bashku për rrugë më të sigurta.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button