Ditë zie në Tetovë pas vdekjes së Shpat Kasapit

Kjo e hënë është ditë zie në Tetovë pas vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi.
Lajmi u bë i ditur përmes një postimi nga Komuna e Tetovës.
“(E hënë) 01.12.2025, për shkak të vdekjes së këngëtarit Shpat Kasapi, Komuna e Tetovës do të shpall ditë zie në gjithë territorin e saj! Shpat Kasapi dha një kontribut të rëndësishëm për zhvillimin e kulturës dhe muzikës në Komunën e Tetovës, Republikën e Maqedonisë së Veriut dhe në skenën muzikore shqiptare! Ngushëllime familjes, miqve dhe gjithë artdashësve”, thuhet në njoftim.
Shpat Kasapi vdiq të mërkurën në Itali në moshën 40-vjeçare pas një sulmi në zemër.
I ndjeri u varros të dielën në varrezat e qytetit të Tetovës, ku të pranishëm ishin mijëra shqiptarë.



