Dita e dytë e bisedimeve Rusi-Ukrainë-SHBA fillon në Abu Dhabi

Dita e dytë e bisedimeve trepalëshe mes Rusisë, Ukrainës dhe SHBA-së ka nisur sot në Abu Dhabi, kryeqytetin e Emirateve të Bashkuara Arabe (EBA), transmeton Anadolu.

Duke cituar një burim, agjencia shtetërore ruse e lajmeve Tass raportoi se bisedimet në “formate të ndryshme” në kryeqytetin emiratas kanë rifilluar pas diskutimeve të mbajtura të premten.

Pas ditës së parë të bisedimeve të premten, negociatori kryesor i Ukrainës, Rustem Umerov, tha se diskutimet janë përqendruar në parametrat për përfundimin e luftës me një “paqe dinjitoze dhe të qëndrueshme”.

Ndërkohë, zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se përpjekjet për zgjidhjen e konfliktit, i cili muajin e ardhshëm hyn në vitin e pestë, po “ecin përpara”.

Ai theksoi më tej rëndësinë e zbatimit të asaj që e quajti “formula e Anchorage-it”, duke iu referuar takimit ballë për ballë mes presidentit amerikan Donald Trump dhe presidentit rus Vladimir Putin në gusht të vitit të kaluar në Alaskë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button