Disa të vrarë dhe të plagosur në sulmin ajror izraelit në Qytetin Gaza mes shkeljeve të armëpushimit

Disa persona janë vrarë dhe janë plagosur në mbrëmje në sulmin ajror izraelit në Qytetin Gaza, duke shënuar një shkelje të re të marrëveshjes së armëpushimit.

Korrespondenti i Anadolu-t tha se sulmi izraelit shënjestroi një shtëpi në lagjen Sabra në pjesën jugore të Qytetit Gaza, brenda “vijës së verdhë” nga e cila forcat izraelit më herët ishin tërhequr sipas marrëveshjes së armëpushimit.

Ushtria izraelite nisi një seri sulmesh ajrore dhe artilerie në të gjithë Rripin e Gazës pas urdhrave të kryeministrit Benjamin Netanyahu për të kryer “sulme të menjëhershme dhe të fuqishme” në enklavën palestineze për shkak të pretendimeve për shkelje të armëpushimit nga Hamasi.

Sipas korrespondentit të Anadolu-t, një sulm ajror izraelit goditi kampin e refugjatëve al-Shati në perëndim të Qytetit Gaza, ndërsa zjarri i artilerisë shënjestroi zonat në lindje të qytetit Deir al-Balah në Gazën qendrore.

Raketat izraelite gjithashtu goditën zonën rreth Kompleksit Mjekësor Shifa në Qytetin Gaza.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button