Disa sqarime ndaj reagimit të “Lëvizjes për Rikthim”

Shkruan: Milazim KRASNIQI, Prishtinë
Librat e parë në gjuhën shqipe janë botuar në kuadër të Kundërreformës, pra si rezultat i zhvillimeve brenda krishterimnit, e jo si reflektimm i ndonjë vetëdijeje kombëtare shqiptare. Kombi nuk ka ekzistuar në shekullin XVI e XVII, prandaj ata që tentojnë ta paraqesin atë literaturë si kombëtare, thjesht faksifikojnë faktet. “Letërsia e hershme shqiptare, ajo e shekujve gjashtëmbëdhjetë e shtatëmbëdhjetë, ishte në thelb letërsi fetare. Në fillim ajo përbëhej nga përkthime tekstesh kishtare nga latinishtja e italishtja në shërbim të Kundërreformës”.(Elsie: 32.) Ndikimi i atyre librave ka qenë shumë i kufizuar edhe ndër të krishterët. Fjala vjen, “Meshari” pas një viti nga botimi është futur në indeks prandaj ka mbijetuar vetëm një ekzemplar. Kjo nuk ia ulë vlerën gjuhësore e fetare, por kjo tregon se ajo literaturë nuk mund të përdoret si argument për gjoja kombformimin shqiptar. Kombi shqiptar është formuar tre shekuj pas botimit të veprës fetare të Buzukut. (Për ata që marrin vesh më shumë në këtë fushë studimore, u propozoj ta lexojnë tekstin tim “Kundërreforma dhe ambienti fetar shqiptar nën Perandorinë Osmane.)
Lidhur me rolin e klerit katolik në kulturën e në historinë tonë, ka të dhëna që hedhin dritë mbi atë veprimtari. Ka pasur pirftërinj që i kanë shërbyer misionit të vet kishtar po në të njëjtën kohë kanë zhvilluar edhe veprimtari atdhetare. Shtjefën Gjeçovi pa dyshim është njëra nga figurat markante në këtë aspekt. Natyrisht ka edhe priftërinj të tjerë që i kanë shërbyer kulturës e kombit. Nga ana tjetër ka edhe klerikë që u kanë shërbyer armiqve të kombit. (Kjo nuk është karakteristikë vetëm e tyre, ngase dihet se edhe në komunitetet e tjera fetare ka pasur atdhetarë dhe tradhtarë.) Fjala vjen, jo pak klerikë katolikë e kanë përkrahë fashizmin dhe pushtimin fashist të Shqipërisë. Përkrahja e pushtimit fashist të vendit nuk mund të ketë emër tjerër përveç tradhti kombëtare. Emrat e tyre janë botërisht të njohur, si edhe tekstet autoriale me të cilat kanë glorifikuar fashizmin. Unë nuk kam dëshirë të mirrem gjerësisht me këtë problem, sepse nuk dua me asgjë t’i shërbejë përçarjes, por është koha e fundit që militantët e konvertimit të pushojnë sulmet e tyre an bllok ndaj hoxhallarëve. Nëse e shndërrojnë në fushëbetejë këtë terren, atëherë sigurisht që përgjigjet lidhur me klerin katolik, do të jenë shumë dëmtuese për ta dhe për kohezionin tonë kombëtar. Prandaj, i ftoj të mos llomotisin më me zërin e shpifjeve e të përçarjes! Edhe ashtu e kanë tepruar.
Lidhur me intervenimin e NATO-s: në kujtimet dhe shënimet e protagonistëve kryesorë të intervenimit të NATO-s në Kosovë, që nga Bill Klintoni, Madlen Ollbrajt, Vesli Klarku, Xhejms Pardju, Marti Ahtisari, Bernard Kushneri e shumë të tjerë, arsyeja e intervenimit të NATO-s shpjegohet njësoj. Intervenimi u bë për ta ndalë katastrofën humanitare, që shkaktoi regjimi gjenocidal i Millosheviqit. Intervenimi u ligjësua pasi delegacioni i Kosovës në Rambuje-Paris e firmosi marrëveshjen. Intervenimi u mundësua falë akordit ndërmjet shteteve të NATO-s. Askund nuk përmendet ndonjë rol i autoriteteve fetare, pra as i papa Gjon Palit, as i Nënë Terezës ose ndokujt tjetër. Ato janë tregime të krijuara pikërisht me qëllim të propagandës fetare. Përdorimi i tregimeve të atilla i paraqet naivë dhe joseriozë avokatët e atyre tregimeve. P.S. Maksimumi i angazhimit të Shën Exhidos ka qenë kthimi i nxënësve e studentëve shqiptarë të Kosovës në objektet shkollore, pra, brenda Serbisë.
“Përfundimet” e reagimit të “Lëvizjes për Rikthim” janë propagandë naive, shfryrje inatçore, të pavërteta ordinere. Pse? Sepse kombi shqiptar nuk është formuar nga disa libra të cilët nuk i ka lexuar gati askush, as nga deklarata me fjalë. Kombi shqiptar është formuar nga mesi i shekulli XIX, fillimisht si reaksion ndaj reformave të Tanzimatit dhe rrezikut në rritje nga fqinjtë ballkanikë, pastaj edhe nga planet antishqiptare të Fuqive të Mëdha në ngjarje si Paqja e Shën Stefanit, Kongresi i Berlinit, reformat në Maqedoni e deri te luftërat ballkanike. Tharmin ideologjik dhe kulturor të kombit shqiptar e krijoi Rilindja Kombëtare e udhëhequr nga personalitete si Hoxha Tahsini, Pashko Vasa, Sami, Naim e Abdyl Frashëri, Konstandin Kristoforidhi, Jani Vreto, Ismail Qemali, Faik Konica, Shahin Kolonja e shumë të tjerë. Natyrisht ndikim kanë pasur edhe disa personalitete të arbëreshëve të Italisë. Pra formimi i kombit është projekt i përbashkët, ku peshën absolute e kanë bartë shqiptarët muslimanë. KJo nuk mund të ndryshoj ë me krrfarë propaganda e meku8rrfarë faksifikimesh, sikundër që nuk mud të ndërrojë besimi ynë fetar pse një sekt islamofobik ka parë ëndërr se mund të rikthejë praktiknë e Rekonkuistën dhe të Inkuizicionit kishtar, i cili i digjte heretikët, jokatolikët në turra të druve. Ne jemi dhe duam të mbetemi kështu si jemi, shqiptarë krenarë, europianë lojalë dhe muslimanë paqesorë. Na leni rehat.
P.S. Papa Klimenti XI (1700-1721) nuk ka të bëjë me asgjë me lëvizjen kombëtare shqiptare, e cila fillon gati një shekull e gjysmë më vonë. Sikundër dihet, kryetar i Kongresit të Manastirit ka qenë Mid’hat Frashëri. Poashtu dihet se alfabetin latin e ka përdorë edhe më herët Komiteti i Stambollit. (5 dhjetor 2025)



