Diplomacia parlamentare në fokus, Gashi takim me Avgerinopulu

Kryetari i Kuvendit, Afrim Gashi, ka bërë të ditur se ka realizuar një takim online me Dionisia-Teodora Avgerinopulu, kandidate për Sekretare të përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar.
“Sot realizova takim online me Dionisia-Teodora Avgerinopulu, kandidate për Sekretare të përgjithshme të Unionit Ndërparlamentar. Diskutuam për rëndësinë e diplomacisë parlamentare, bashkëpunimin ndërkombëtar dhe rolin e parlamenteve në përballimin e sfidave bashkëkohore globale.
Gjatë bisedës shqyrtuam edhe rëndësinë e institucioneve parlamentare të fuqishme, të hapura dhe efikase, si dhe nevojën për një qasje të përbashkët në avancimin e proceseve demokratike. Kandidates i urova suksese në procesin zgjedhor”, ka shkruar Gashi.



