Dioqeza e Tetovës ka marrë vendimin zyrtar për rrënimin e kryqit në Kodrën e Diellit

Dioqeza Tetovë-Gostivar njoftoi sot se kanë marrë vendimin zyrtar nga Komuna e Tetovës për heqjen e kryqit të vendosur në pronën kishtare në Kodrën e Diellit. Ata njoftuan se do të ankimojnë vendimin.

“Dioqeza Tetovë-Gostivar do t’i mbrojë të drejtat e saj në drejtim të zgjidhjes së çështjes së caktuar përmes mekanizmave ligjorë në dispozicion. Apelojmë tek qytetarët që të mos iu nënshtrohen provokimeve të shpeshta dhe t’i përkushtohen paqes dhe marrëdhënieve të mira ndërfetare” njoftuan nga Dioqeza Tetovë-Gostivar.

Kryqi në Kodrën e Diellit është vendosur më 16 nëntor në tokën në pronësi të  kishës së Shën Naum Ohridski, ndërsa ka shkaktuar reagime të shumta tek pala shumicë shqiptare – myslimane në Tetovë duke e parë si provokim.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button