Dimitrieska Koçoska: Rritja e projektuar prej 3,7 për qind reale

Rritja e projektuar e ekonomisë së vendit prej 3,7 për qind është reale, porositi ministrja e Financave, Gordana Dimitrieska Koçoska, e cila qëndron në Uashington, ku merr pjesë në Takimet Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore.

“Këtë krizë, e cila jep pasiguri të madhe, ne si vend mund ta shfrytëzojmë shumë, në drejtim të transferimit të kapaciteteve nga vendet evropiane. Kapacitetet në vendet evropiane do të vazhdojnë të mbyllen, sepse tarifat nënkuptojnë çmime më të larta blerjeje dhe kështu tregu evropian do të kërkojë alternativa për hapjen e kapaciteteve ku do të kenë në një farë mënyre fuqinë punëtore më të lirë. Edhe pse fuqia punëtore nuk është më e lirë në këtë vend, ajo është ende në një nivel më të ulët se në Evropë. Prandaj, mendoj se është real projeksioni prej 3,7 për qind”, tha ministrja e financave në një deklaratë për mediat maqedonase pas publikimit të Raportit Global të FMN-së.

Ajo potencoi se ajo në çka Qeveria është e përkushtuar dhe atë që e kërkon FMN është konsolidim fiskal, por se gjërat nuk mund të ndryshojnë brenda natës dhe se do të duhet ende kohë.

Ministrja e Financave prej sot e deri më datën 26 të këtij muaji merr pjesë në Takimet Pranverore të Grupacionit të FMN-së dhe Bankës Botërore, ku do të realizojë takime me përfaqësues të lartë të këtyre dy institucioneve financiare ndërkombëtare, si dhe me përfaqësues të Thesarit të SHBA-së.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button