Digjet një xhami në Suedi, dyshohet për zjarrvënie

Një xhami në qytetin Hultsfred në jug të Suedisë u shkatërrua nga një zjarr gjatë mëngjesin e së martës, me policinë që e trajton incidentin si zjarrvënie të dyshuar, thanë autoritetet lokale, transmeton Anadolu.

Flaka shpërtheu të hënën vonë dhe shpejt përfshiu ndërtesën, e cila më parë kishte qenë kishë përpara se të shndërrohej në xhami, njoftoi gazeta suedeze “Herald”.

“Nuk e dimë se si filloi zjarri, por ka djegur rëndë ndërtesën”, tha Michael Hesselgard i shërbimit të shpëtimit.

Nuk u raportua për të lënduar, por struktura u shndërrua në rrënoja.

“Ndërtesa do të shkatërrohet plotësisht. Nuk do të jetë e mundur të përdoret për asgjë”, tha Hesselgard.

Ekipet e shpëtimit qëndruan në vend deri në mëngjes për të shuar plotësisht zjarrin, pas së cilës policia rrethoi zonën për të filluar një hetim.

Zëdhënësi i policisë, Patric Fors konfirmoi se rasti po hetohet si zjarrvënie e dyshuar.

“Klasifikimi është vendosur sepse nuk e dimë pse ka filluar të digjet”, tha ai.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button