Digjet një shtëpi në Shkup, gjendet e vdekur pronarja 71-vjeçare

Në SPB Shkup është denoncuar se një zjarr ka shpërthyer në një shtëpi në lagjen Qeramidnica, në pronësi të 71-vjeçares T.P nga Shkupi, e cila kishte probleme shëndetësore.

Zjarri është shuar nga një ekip i Brigadës së Zjarrfikësve të Shkupit, ndërsa pronarja është gjetur e vdekur brenda shtëpisë.

“Një mjek i urgjencës ka konfirmuar vdekjen, dhe me udhëzim të prokurorit publik, trupi i të ndjerës është dërguar për autopsi. Një ekip inspektimi nga SPB Shkup ka kryer inspektim”, thonë nga SPB Shkup.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button