Digjet gjatë natës në Maqedoni vetura Range Rover i një inspektori policie

Mbrëmë në Strumicë, pas “Zhito Market”, në afërsi të ish-objektit “Simpo”, ka shpërthyer një zjarr i cili ka përfshirë plotësisht një xhip të tipit “Range Rover”.
Nga stuhia e zjarrit është dëmtuar edhe një automjet tjetër i parkuar në afërsi të menjëhershme.
​Sipas informacioneve jozyrtare, automjeti është në pronësi të një ish-inspektori të narkotikëve.

Po analizohen pamjet nga kamerat e mbikëqyrjes në rrethinë, me qëllim që të vërtetohet se si saktësisht ka rënë zjarri dhe nëse bëhet fjalë për vepër penale.
​Hetimet janë në vijim e sipër. MPB paralajmëron detaje të reja rreth zjarrit.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button