Dhjetëra mijëra fëmijë në Gaza vazhdojnë të mësojnë pavarësisht urisë dhe luftës

Agjencia e OKB-së për refugjatët palestinezë (UNRWA) thotë se klasat në Gaza janë shndërruar në strehimore për fëmijët e Rripit, edhe pse “uria e errëson çdo mësim”.

Pavarësisht shkatërrimit, thuhet se dhjetëra mijëra fëmijë kanë vazhduar të mësojnë falë mësuesve që “nuk kanë pushuar kurrë së punuari”.

Në një video të ndarë si pjesë e fushatës Keep Us Learning, një vajzë me emrin Leen përshkroi sesi i ka ndryshuar jeta që nga fillimi i luftës.

“Herën e fundit kur shkuam në shkollë isha në klasën e tretë – kisha një shtëpi dhe kisha shokë. Tani jam në klasën e pestë, humba shtëpinë, humba shkollën dhe humba gjithçka. Por nuk do të humbas dijen, sepse unë me të vërtetë e dua mësimin,” tha ajo.

Leen shpjegoi se pas një dite të gjatë “duke bartur ujë, duke blerë dru dhe duke kërkuar ushqim,” ajo e heq telefonin nga karikuesi për të vazhduar studimet online.

UNRWA ka bërë thirrje për mbështetje për të mbajtur gjallë arsimin për fëmijët refugjatë palestinezë, duke kërkuar donacione përmes fushatës së saj Keep Us Learning.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button