Dështon të zgjedhet edhe Arbërie Nagavci – LVV propozon Dimal Bashën për kryetar të Kuvendit

Pas dështimit të zgjedhjes së Hekuran Muratit në krye të Kuvendit të Kosovës në seancën e sotme, Lëvzija Vetëvendosje doli me një propozim tjetër.
Ishte vetë Murati që propozoi ministren në detyrë të Arsimit, Arbërie Nagavci si kandidate e radhës për kryeparlamentare.
As Nagavci nuk mori votat e mjaftueshme.
Nga 106 deputetë të pranishëm mori vetëm 55 vota për, 47 kundër dhe 4 abstenime.
Si rrjedhojë LVV propozoi kandidatin tjetër e që ishte deputeti Dimal Basha.



