Dështon miratimi i Ligjit për amnisti, 66 deputetë kundër

Në Kuvend nuk u votua nevoja për miratimin e Ligjit për amnisti me procedurë të shkurtuar. Nga deputetët vetëm 15 votuan “për”, “kundër” votuan 66 ndërsa “tre” ishin të përmbajtur.
Me këtë kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi konstatoi se propozimi i Qeverisë nuk u miratua.
LSDM edhe para fillimit të seancës paralajmëroi se do të votojë kundër nevojës për miratimin e Ligjit për amnisti. Ata thanë hapur se arsyetimi i ministrit të drejtësisë Krenar Lloga se me këtë ligj do të lehtësohet gjendja në burgjet, nuk është e përmbajtshme. /alfax.mk

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button