Dëshmitari në gjyq: Komuna e Koçanit kishte kërkuar të mos i jepet leje diskotekës “Puls”

Komuna e Koçanit me kohë e ka anuluar njoftimin për përdorimin e një vend-parkimi dhe ka kërkuar nga Inspektorati Shtetëror i Tregut të mos japë leje pune për diskotekën “Puls”, sepse objekti ndodhej në një zonë për industri të lehtë dhe jondotëse. Këtë e deklaroi dëshmitari Dragi Ilievski, drejtues i Departamentit për zhvillimin e tokës ndërtimore në seancën e sotme në sallën e gjyqit në “Idrizovë” për zjarrin ku jetën e humbën 63 persona.
