Deri të premten moti me shi, rekomandohet vozitje me shpejtësi të kontrolluar

Deri të premten do të mbajë mot me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut.

Në orët e pasdites dhe të mbrëmjes lokalisht do të mbajë mot jostabil, me reshje përmbytëse vende-vende në formë të stuhisë afatshkurte me reshje intensive të shiut (për një kohë të shkurtër mbi 15 l/m2) dhe erë e fuqishme.

Të shtunën do të ketë stabilizim të përkohshëm të motit, ndërsa të dielën priten reshje të reja të shiut

LAMM rekomandon shpejtësi të adaptuar të lëvizjes, respektimin e sinjaleve të vendosura të komunikacionit e veçanërisht drejtim të kujdesshëm të automjetit, posaçërisht në rrugët nëpër gryka malore dhe lugina të lumenjve ku ekziston mundësia e rrëshqitjes së dheut. Kjo vlen veçanërisht për akset rrugore Katllanovë – Veles, Mavrovë – Dibër – Strugë, Vinicë – Berovë dhe Koçan – Dellçevë.

Të ngjajshme

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button