Deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, zhvillon takim në Ambasadën e RMV-së në Ankara

Në kuadër të vizitës së saj zyrtare në Ankara, deputetja e VLEN-it, Imerlije Saliu, ka vizituar Ambasadën e Republikës së Maqedonisë së Veriut, ku është pritur nga ambasadori Jovan Manasievski.
Sipas Saliut, takimi ka qenë konstruktiv dhe është përqendruar në çështje me rëndësi për zhvillimet aktuale si dhe interesat e përbashkëta të vendit. Ajo ka theksuar se bashkëpunimi institucional dhe ndërveprimi me përfaqësitë diplomatike mbetet thelbësor për avancimin e proceseve të rëndësishme për shtetin.
Vizita në Ankara është pjesë e një sërë takimesh zyrtare që deputetja po zhvillon me synimin për forcimin e bashkëpunimit ndërshtetëror dhe mbështetjen e komuniteteve nga rajoni.



