Deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu në hapjen zyrtare të Qendrës Ditore “Foleja”

E ftuar nga drejtori i Qendrës Sociale – Shup, Hamza Ameti, deputetja e VLEN-it, Imërlije Saliu ka marrë pjesë në hapjen zyrtare të Qendrës Ditore “Foleja”, event në të cilin Saliu ka takuar atasheun austriak Harald Breza me të cilin, mes tjerash kanë diskutuar edhe për përmirësimin e politikave sociale në vend dhe mbrojtjen e fëmijëve.
Njoftimi i plotë i deputetes Saliu:
Me ftesë të drejtorit të Qendrës Sociale Shkup, z. Hamza Ameti, si deputete e Kuvendit të RMV mora pjesë në hapjen zyrtare të Qendrës Ditore “Foleja” – bashkë me sekretarin shtetëror, z. Fatmir Sabriu, atasheun z. Harald Breza Fugger, znj. Anita Pinter dhe përfaqësues të Organizatës së Gazetarëve për të Drejtat e Njeriut.
Në këtë event pata mundësinë që me atasheun austriak, z. Harald Breza, të diskutojmë mbi politikat sociale të RMV-së, legjislacionin e vendit dhe mundësinë e shkëmbimit të praktikave dhe përvojave midis vendit tonë dhe Austrisë për përmirësimin e politikave sociale në vend dhe mbrojtjen e fëmijëve.