Deputetja e Alternativës, Imerlije Saliu takon studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik
Deputetja Imerlije Saliu, nga radhët e Alternativës dhe koalicionit VLEN, priti studentët e Fakultetit të Drejtësisë të Universitetit Ndërkombëtar Ballkanik gjatë vizitës së tyre në Parlamentin e Maqedonisë së Veriut.
Ajo ndau përvoja dhe njohuri mbi strukturën dhe funksionimin e procesit legjislativ, duke i ndihmuar studentët të kuptojnë më mirë praktikat parlamentare.
Studentët, të shoqëruar nga Prof. Dr. Bejtulla Demiri, asistent Seher Mustafa dhe Ass. Prof. Dr. Flamur Ismaili, përfituan njohuri praktike që pasurojnë arsimin e tyre.
Kjo iniciativë forcon lidhjen mes teorisë dhe praktikës, duke i përgatitur për karrierat e ardhshme.